2 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Nëna e 43-vjeçarit që vrau kunatën rrëfen ngjarjen: Më tregoi vet

E ëma e Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën e më pas dhe veten, tregoi me detaje ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Shkozë, ku djali i tregoi me gojën e vet se kishte vrarë gruan e vëllait.

Nëna e Sinanit tha se në darkë nuk kishin asnjë konflikt, ndërsa tregoi dhe planet që kishin lënë për ditën e djeshme, para se të ndodhte ngjarja.

“Darkën që u ndamë kaluam shumë mirë, nuk kishim asnjë konflikt. Po fliste,me Migenën,  për me marrë një shtëpi. Ikëm pastaj me flet gjumë . U çova në tre të natës kur hapa derën pashë Landin gjumë. I thashë ça ke, më tha që nuk kishte gjumë. I thashë të shtrihet gjumë dhe të çohet nesër të blemë ca pula se kishte Erjoni dhe Migena ditëlindjen e t’i festonim të dy ditëlindjet së bashku”.

“Mirë tha Rolandi. 11 e kishte Erjoni me 13 e kishte Migena. Sapo u shtriva, nuk zgjati gjysmë ore, dhe dëgjova një krismë. U çova shkova te dhoma e Migenës, po çante goca, Landi ishte në korridor. Nuk pashë as gjak as asgjë. Ma tha çuni me gojën e vet se e ka vrarë Migenën”, tha ajo për Euronews Albania.

Më Shumë

Bashkimi godet para finales së Kupës? Jalen Riley pritet të zyrtarizohet shpejtë

Bashkimi nuk po ndalet së përforcuari skuadrën. Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin prizrenas, drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje...

Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka intensifikuar kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në kuadër të Planit Operativ Road Pol 2026, me qëllim të rritjes...

Lajmet e Fundit