Treni godet një veturë në Gjermani, të paktën tre të vdekur

Kanë humbur jetën të tre personat që ndodheshin në një veturë që u përplas nga treni herët në mëngjes në një vendkalim në veri të Gjermanisë.

Policia thotë se një tren rajonal goditi një veturë pranë Neustadt am Ribenberge, afër Hanoverit, raportuan mediat gjermane, raporton washingtonpost.

Në aksident ka humbur jetën drejtuesi i veturës 22-vjeçare së bashku me dy gra që ndodheshin në automjet, 21 dhe 22 vjeç.

Në tren ndodheshin 38 pasagjerë dhe katër punëtorë hekurudhor dhe një person u plagos lehtë.

Vetura duket se është përplasur në vendkalim edhe pse barrierat, të cilat nuk mbulonin të gjithë gjerësinë e rrugës, ishin të mbyllura.

Më Shumë

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Totaj pret ambasadorin slloven, diskutohen projektet në arsim dhe zhvillim ekonomik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur ambasadorin e Slovenia në Kosovë, Borut Blaj, i shoqëruar nga Milena Radenkovi?. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar...

Lajmet e Fundit