Paralajmërimi i shokëve të Avni Rustemit

Nga: Kastriot Dervishi

Gazeta “Drita” e Veli Hashorvës, në numrin e datës 26 prill 1924, përshkruan sipas opinionit të saj vrasjen e Avni Rustemit, pikërisht ditën kur këtij të fundit iu refuzua viza amerikane. Avniu u plagos më 20 prill 1924 nga mullixhiu Jusuf Reçi dhe vdiq dy ditë më vonë në spitalin e Tiranës. Vrasja e tij u shoqërua me betime e stërbetime, si ky që po paraqes sot, deri sa ngjarja u përshkallëzua në luftë civile dhe grusht shteti. Në numrin në fjalë të gazetës, midis të tjerash thuhej:

“Gjakësori u arratis dhe i gjori Avni ndonëse i plagosur e qëllou katër herë si burrë që ish e jo si ca që e humbasin toruan përpara atentatit. Plumbi e mori në anë të mëngjërt dhe i shkoi midis brinjëve shtatë dhe tetë; goditi mushkërinë dhe qëndroi mbi stomak. Me plagën e rëndë rrojti 40 orë dhe nuk u përkul kurrë e nuk u dëshpërua si ca burracakë. Avniu vdiq ashtu siç rrojti, si hero.

Kur u plagos Avniu, shumë veta pandehnë se u mor gjaku i Esatit. Po pastaj, pasi u morën hollësirat, u kuptua që Avniu ra viktimë e një komploti të poshtër politik. S’mbet asnjë dyshim që Avniun nuk e vranë njerëzit. E ëma e Avniut kur vajtëm ta ngushëllojnë na tha me siguri se Avninë e ka vrarë Ahmet Zogu, nga i cili kërkon gjak. Pas zakonit të vendit, Zogut i bie të shfajësojë veten para prindërve të Avni Rustemit.

Sidoqoftë puna, qeveria e ka për detyrë të zbulojë komplotin dhe pasi të zërë vrasësin të gjallë t’u japë të gjithëve dënimin e merituar. Përndryshe le që do të akuzohet edhe ajo vetë, po akoma do të mos i mbetet më siguri as të huajve dhe as shqiptarëve të rrojnë këtu, kur vriten dhe nuk kërkohen.

Avniu dhe shokët e tij nuk janë trembur kurrë as nga armiqtë e brendshëm dhe as nga të jashtmit; s’duan t’ia dinë as plumb e as litar. Në ju lutshim AMAN!, qofshim bij kurvash. Për këtë gjë, le të jetë sigurt kushdo. Vetëm meqë na dhe mbet për Shqipëri, lusim t’i jepet fund vrasjeve politike se po të zëmë të vrasim njëri-tjetrin prapa krahëve, kemi për të shkatërruar shtetin. Ndryshe, dy duar për një kokë janë”.

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit