Parashikimi i motit për këtë javë

Këtë javë në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë kësaj dite parashihet të ketë zhvillim të vranësirave, të cilat do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh. Në disa zona ekziston rrezik për breshër.

Edhe e mërkura pritet të jetë me mot të vranët dhe me riga të izoluara shiu.  Në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Ndërkaq të enjten nuk parashihet të ketë reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë në krahasim me temperaturat e ditës së mëparshme.

Të premten pritet të ketë rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante.

Më Shumë

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Lajmet e Fundit