Ballkani merr barazim nga Dukagjini në momentin e fundit

Ballkani nuk ka lejuar që të mposhtet nga Dukagjini i Klinës dhe ta humbasë garën për titull. 

Për nëntëdhjetë minuta Dukagjini i Klinës ishte në avantazh dhe përshtypja ishte krijuar për një disfatë të suharekasve, duke bërë që nga një situatë e tillë të mund të përfitojë Drita e Gjilanit, e cila vazhdon të mbetet në krye të tabelës së Superligës së Kosovës.

Në xhiron e tridhjetë e një, ndeshja në Klinë, në stadiumin “18 qershori” ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Khomutov në minutën e shtatëdhjetë e dytë ka shënuar golin për Dukagjinin, por skuadra e Ilir Dajës nuk është dorëzuar dhe e ka gjetur barazimin në kohën shtesë përmes Berishës.
Pas kësaj ndeshje, skuadra e drejtuar nga Armend Dallku gjendet në pozitën e pestë në tabelë me dyzet e një pikë, derisa Ballkani vazhdon të mbetet në vendin e dytë me gjashtëdhjetë e dy pikë.
Ndërkohë Prishtina dhe Llapi kanë luajtur baraz pa gola. Pas kësaj ndeshje Prishtina gjendet në vendin e katërt me dyzet e dy pikë, kurse Llapi në vendin e gjashtë me dyzet e një pikë.

Gjithashtu pa gola dhe baraz kanë luajtur edhe Trepça ’89 dhe Gjilani. Pas kësaj ndeshje, Trepça ’89 gjendet në pozitën e tetë me tridhjetë e katër pikë, ndërsa Gjilani në vendin e tretë me dyzet e shtatë pikë.

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit