0.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Vetëvendosje akuzon pushtetin e Prizrenit për keqqeverisje

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka akuzuar pushtetin lokal për konkursin e stomatologëve dhe çështjen e subvencioneve për OJQ-të dhe organizimin e festivaleve.

Kuvendari, Islam Thaçi tha se komuna e Prizrenit ka bërë shkelje esenciale të të drejtave të njeriut ndaj 32 kandidatëve për stamatologë.

“Siç e dimë të gjithë, në konkursin e shpallur nga Komuna e Prizrenit për pozitën ‘Doktor Stomatolog’, 32 kandidatë më 17.06.2022 i ishin nënshtruar testit me shkrim. Nga dita e testimit me shkrim e deri me datën 11.05.2023, nuk ishte publikuar asnjë rezultat për kandidatët të cilët kanë kaluar me sukses testimin me shkrim. Me 11.05.2023, Njësia e Burimeve Njerëzore në Komunën e Prizrenit njofton se është anuluar konkursi për Doktor Stomatolog, ku citoj: Anulohet procedura e rekrutimit për konkursin nr.RN00008537 e hapur për aplikim nga data 04.04.2022 për tre pozita Doktor Stomatolog në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit. Afati për anulim është zgjatur për shkak të konfuzionit që ka shfaqur Zyra Ligjore lidhur me përfundimin e procedurës së rekrutimit pas dorëheqjes së dhënë nga tre anëtarët e komisionit”, tha ai.

“E para që vlen të thuhet është paaftësia menaxhuese, tendenca për të fajësuar edhe njësi (apo zyre ) të tjera jo përgjegjëse në procedurë, shkelje të ligjit për shërbyesit civil, në veçanti të neneve që përcaktojnë procedurat e rekrutimit si dhe rregulloret përkatëse për rekrutim dhe afatet që dalin nga ato”.

“Mbi të gjitha mund të konstatoj se për 32 kandidatë është bërë shkelje esenciale e të drejtave të njeriut! “.

“Për më shumë se 10 muaj si kuvendar por edhe si kryesues i Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kam kërkuar informacion mbi fatin e këtij konkursi në të gjithë zingjirin e përgjegjësisë nga drejtoria përkatëse e deri tek Kryetari i Komunës. Dhe, për qudi të gjithë i ikin përgjegjësisë duke i lënë 32 qytetarë ( Doktor Stomatolog ) pa informacion mbi fatin e testimit të tyre. Gjithashtu, duhet të theksohet se qytetarët e Prizrenit kanë mbetur pa ofrimin shërbimeve mjekësore të stomatologjisë në disa ambulanca të mjekësisë familjare, siç është ambulanca në fshatin Romajë dhe disa të tjera”.

“Siç jeni njoftuar dje, tani më për padrejtësitë, shkeljet e mundshme dhe keqmenaxhim në procedurat e rekrutimit janë duke u marrur organet e hetuesisë!”.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Kuvendari Selman Sokoli, foli për parregullsitë në shpërndarjen e subvencioneve nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit.

“Siç është i njoftuar opinioni publik, për këto parregullsi, më herët kishim reagim edhe nga Shoqëria Civile në Prizren, e cila kishte shprehur shqetësim se gjatë shpërndarjes së subvencioneve, për shkak të mostransaprencës që ishte edhe premtim zgjedhor i kësaj qeverisje, mund të keqpërdorej paraja publike përmes aferave korruptive”, tha ai.

“PDK-ja dhe kryetari i Komunës së Prizrenit nga radhët e saj, gjatë fushatës zgjedhore kishin premtuar transparencë radikale. Mirëpo, çka kemi parë në këta 17 muaj qeverisje të PDK-së, nuk ka të bëjë fare me një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe llogaridhënëse ndaj qytetarit, përkundrazi, gjatë gjithë kohës prej se kanë ardhur në pushtet PDK-ja, çdo ditë jemi njoftuar për degradim të vazhdueshëm të çdo sfere publike në Prizren nga ky pushtet aktual”, tha Sokoli./PrizrenPress.com/

——————————————————————————————————

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Më Shumë

Arrestohen 18 persona në Prizren për skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar tetëmbëdhjetë persona në Prizren, të dyshuar për përfshirje në “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm” si dhe...

Hamza në Rahovec: Ne jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, ekonomisë dhe zhvillimit të Kosovës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim të madh edhe me qytetarët e Rahovecit. Hamza ka thënë se vreshtarët, verëtarët dhe...

Lajmet e Fundit