Lëndohet një punëtor në Dragash

Në fshatin Krushevë të Dragashit,  një  punëtor  ka pësuar lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ai është dërguar fillimisht në QKMF-në e Dragashit, ku ka marrë ndihmën e parë.

Nga aty, viktima është transferuar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Prizren, ku i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë në vendin e punës”.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit