5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Quni: Policia, Prokuroria dhe Gjykatat sabotuan zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

AntonQuniTrembëdhjetë vite më parë ishte vrarë Tahir Zemaj, bashkë me djalin e tij Enisin si dhe kushëririn Hasanin. Pas luftës ka pasur edhe dhjetëra vrasje të tjetra të cilësuara si politike, por askush s’është gjetur fajtor dhe dënuar. Bashkëluftëtari i Tahir Zemajt, Anton Quni thotë se Policia, Prokuroria dhe Gjykatat sabotuan dhe neglizhuan zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës.

Deputeti i LDK’së, Anton Çuni drejton gishtin kah organet e drejtësisë, të cilat i lë fajtore se pse nuk e kanë zbardhur pothuajse asnjë vrasje politike të pasluftës.

Sipas këtij deputeti, Policia, Prokuroria dhe Gjykata kanë sabotuar dhe kanë neglizhuar zbardhjen e këtyre vrasjeve.

“Po, po ka pasur dhe e kuptoj si neglizhencë, e cilësoj si sabotim si dhe për shkak të obstruksioneve të ndryshme etj. Por, mendoj se është momenti i fundit, do të thotë pas një dekade, që organet të vetëdijesohen dhe të fillojnë të kryejnë detyrën”, ka thënë Quni, në një intervistë, për Express, të shtunën.

Ndryshe, sot, është mbajtur një Akademi përkujtimore në 13 vjetorin e vrasjes së Tahir Zemajt, i cili kishte qenë ushtar i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), të udhëhequra nga Qeveria në ekzil e Kosovës.

Ndërkohë, tri vite para Zemajt, më 21 shtator 1998, ishte vrarë në Tiranë udhëheqësi i FARK’ut, Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit. Pas luftës, përveç Zemajt, janë vrarë edhe disa zyrtarë të tjerë të LDK’së në mesin e tyre edhe Xhemajl Mustafa, Besim Dajaku, Haki Imeri, Bekim Kastrati etj.

Quni, thotë se është koha e fundit që Policia, Prokuroria dhe Gjykata të zbardhin vrasjet e pasluftës.

“Të gjitha institucionet përgjegjëse për ushtrimin e drejtësisë duhet të angazhohen në maksimum në zbardhjen e të gjitha rasteve pa marrë parasysh se të çfarë karakteri janë”.

Sipas tij, është e qartë se disa prej vrasjeve të pasluftës kishin motive politike, por përmend edhe ndikimin e Beogradit në këto vrasje.

“Por, prioritet të veçantë duhet t’iu jepet vrasjeve, të cilat janë me motive politike. Ka shumë argumente që vrasjet e pasluftës janë të motivuara politikisht. Megjithëse, po ashtu, ekziston dyshimi se burimin e kanë diku në Beograd”, ka shtuar ai.

Ai thotë se nuk do të përfshihet në debatin duke përmendur emra dhe supozime, pasi këto nuk i ndihmojnë zbardhjes së vrasjeve politike.

“Për t’i larguar të gjitha mëdyshjet që i kanë qytetarët në lidhje me këto vrasje – atëherë të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të jenë në nivel të detyrës dhe të gjithë të implikuarit në këto raste të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Armend Thaqi zgjedhet “Ylli i Javës” në Superligë

Futbollisti Armend Thaqi, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë njoftuar se...

Lajmet e Fundit