Prizren, një mashkull sulmon një femër në një lokal

Një femër ka raportuar në Policinë e Kosovës në Prizren se është sulmuar fizikisht nga një person, derisa ishin duke qëndruar në një lokal.

Sipas policisë, viktima ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit ndërsa i dyshuari ka refuzuar alkool testin.

Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta, ndërsa me rastin janë marrë autoritetet kompetente sipas procedurave.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në Prizren.

Më Shumë

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit