5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Lucas Hernandez kthehet në problem te Bayern Munich

Pavarësisht se ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024, Lucas Hernandez është më afër se kurrë për t’i dhënë fund kohës së tij te Bayern Munich.

Siç zbulohet nga rrjeti televiziv “Sky”, qendërmbrojtësi francez, Hernandez ka informuar kampionin gjerman për vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën në “Allianz Arena”. Ai synon të largohet gjatë verës për t’u bashkuar me PSG-në. Ish-i i Atletico Madrid e ka të qartë këtë. Dhe e vendos Bayern-in në një pozitë të vështirë.

Skuadra bavareze i kishte ofruar atij një kontratë të re deri në vitin 2027, por francezi duket se është joshur më shumë nga propozimi i skuadrës pariziene.

Gjithmonë sipas “Sky”, PSG do të kalonte pagën prej 15 milionë euro bruto në vit që Lucas kishte marrë në Mynih dhe, përveç kësaj, do t’i ofronte atij një kontratë afatgjatë.

Bayern-i, nga ana e tij, do të ishte i gatshëm të linte një futbollist për të cilin i pagoi 80 milionë euro në 2019, por kërkon të paktën 60 euro plus bonuse.

Për trajnerin e Bayern-it, Thomas Tuchel, kjo është pengesa e dytë në vetëm një javë pasi zona sportive e klubit refuzoi të nënshkruajë me Declan Rice, me kërkesë të shprehur të trajnerit.

Më Shumë

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

The Guardian: Muriqi nga dhimbja me Kosovën te hero i Mallorcas ndaj Real Madridit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka marrë vëmendje të madhe nga mediumi prestigjioz “The Guardian” pas paraqitjes së tij vendimtare me RCD Mallorca kundër...

Delirium

Lajmet e Fundit