1.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Shuhet në moshën 33-vjeçe ylli i muzikës pop në Korenë e Jugut, Choi Sung-bong – dyshohet të ketë vrarë veten

Ylli i popit koreano-jugor, këngëtari Choi Sung-bong është gjetur pa shenja jete, derisa ngjarja është cilësuar si “një vetëvrasje e dukshme”.

Artisti tanimë i ndjerë, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 33-vjeçe, ndërsa trupi i pajetë u gjet nga policia në shtëpinë e tij në distriktin Yeoksam-dong të Seulit, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Sung-bong u bë i famshëm në edicionin e vitit 2011 të spektaklit “Korea’s Got Talent”, përpara se të nënshkruante një marrëveshje rekord me Bong Bong Company.

Një video klip i një performance të tij, i publikuar në platformën YouTube thuhet se mori vlerësime nga yje internacionale, siç është ikona e muzikës pop, Justin Bieber.

Lajmi për vdekjen e tij të papritur vjen dy vjet pasi mediat kishin raportuar për mashtrimin e artistit, i cili në mediat sociale kishte gënjyer se po vuante nga kanceri, duke iu kërkuar fansave të dhuronin para për trajtimin e tij.

Më vonë ai kërkoi falje dhe premtoi se do të kthente çdo para që kishte fituar nga kjo kauzë e rreme, por kurrë su bë e ditur nëse vërtetë Choi e kishte bërë këtë gjest.

Policia beson se ai vdiq nga vetëvrasja për shkak të një shënimi që postoi në kanalin e tij në YouTube një ditë para vdekjes së tij, në të cilin kërkonte falje për “gabimet e tij të pamenda”.

Përndryshe, Sungbong lindi në Seul dhe u braktis në një jetimore kur ishte tre vjeç. Ai iku nga jetimorja për t’i shpëtuar abuzimit fizik, mori një autobus për në Daejeon dhe filloi të jetonte në lagjet e dritave të kuqe.

Më vonë filloi të ndiqte hapat e tij të parë në muzikë, derisa me pjesëmarrjen në “Korea’s Got Talent” kishte rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave botërore, përfshirë CNN.Albanian Post 

Më Shumë

Trepça kthehet në “Minatori”, sot e pret Yllin

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me ndeshjen e 16-të, ku përballen kampioni aktual, Trepça, dhe nënkampioni, Golden Eagle Ylli. Takimi do të...

Komuna ndërton tre çerdhe të reja në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka ndërtuar tre çerdhe të reja në Krushë të Madhe, Xërxë dhe Ratkoc, një investim i rëndësishëm për edukimin dhe mirëqenien...

Lajmet e Fundit