20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Detaje të reja për vdekjen e një gruaje në Suharekë, arrestohet shoferi që ishte me të

Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një 67-vjeçareje mbrëmë në Suharekë, derisa rasti është cilësuar si “Vrasje nga pakujdesia”.

Policia ka dhënë detaje, duke konfirmuar se dyshimet e para janë që pas një aksidenti i dyshuari e ka shtyrë viktimën nga vetura, ku si pasojë ajo ka vdekur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se pas rishikimit të provave në vend të ngjarjes është vërtetuar se viktima nuk ka vdekur nga lëndimet në aksident, por dyshohet se është shtyrë nga një person.

“Është raportuar për një aksident trafiku, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka qenë një viktimë femër e vitit të lindjes 1956. Pasi është bërë rishikimi i provave është vërtetuar se viktima nuk ka vdekur nga lëndimet në aksident dhe nuk dihen shkaqet e vdekjes. Por sipas hetimeve të para është arrestuar i dyshuari, pasi dyshohet se pala e dyshimtë e ka shtyrë viktimën nga vetura dhe pastaj viktima ka vdekur. Viktima ka qenë pjesëmarrëse në aksident”, tha Bytyqi.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

“Stop drogave” – Policia në Prizren fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese kundër narkotikëve me nxënës të një shkolle të mesme, në kuadër të projektit...

Lajmet e Fundit