Kosova pa policë rezervë

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka policë rezervë.

Kësisoj, për vite me radhë, Sindikata e Policisë së Kosovës ka ngritur kërkesën për formimin e ekipit të policëve rezervë.

Meqënëse kjo nuk ka ndodhur, kryesindikalisti Imer Zeqiri përsëri po shtron nevojën për këta zyrtarë.

Ai rendit shkaqet pse janë të nevojshëm këta policë.

Thirrja e sindikatës së policisë së Kosovës po mbështetet edhe nga njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.

Sipas tij, krahas policëve aktiv duhet shtuar edhe mbi 3 mijë policë rezervë.

Në fund të vitit paraprak, nga Policia e Kosovës kanë dhënë dorëheqje mbi 600 policë të komunitetit serb, gjë e cila e vuri në pah nevojën për një ekip të policëve rezervë.tëvë1

Më Shumë

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

Aktivitet sensibilizues në Prizren kushtuar Ditës Botërore të Melanomës

Me një aktivitet vetëdijesues, të martën në sheshin “Shatërvan” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Melanomës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës...

Lajmet e Fundit