Joshua më 12 gusht përballet me Whyten

Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të duelojë më 12 gusht ndaj patriotit të tij Dillian Whyte. Palët kanë firmosur kontratat dhe sfida do të zhvillohet në stadiumin “O2 Arena” të Londrës.

Lajmin e konfirmoi të hënën Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit e njëkohësisht menaxheri i Joshua. Kjo do të jetë sfida e dytë mes dy boksierëve, me Joshua që ka fituar 8 vite më parë më KO teknik duelin e parë mes tyre, zhvilluar po në këtë stadium.

“Kontratat janë firmosur dhe tani do të zyrtarizojmë duelin. Do të jetë një përballje e madhe dhe boksierët do të dhurojnë spektakël në ring”, ka thënë Eddie Hearn, që konfirmoi sfidën e madhe. Interesant fakti se të dy boksierët kanë dueluar për herë të fundit ndaj të njëjtin rival: Jermaine Franklin. Joshua (25 fitore e 3 humbje) e mposhti më 1 prill të këtij viti. Ndërsa Whyte (29 fitore e 3 humbje) e ka mundur në nëntor të vitit të kaluar.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit