Rama sot viziton Kosovën, takohet me presidenten Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

 

Zyra e presidencës së Kosovës njofton se takimi mes Osmanit dhe Ramës, fillon në ora 16:00.

Ndryshe dje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, refuzoi t’u përgjigjet publikisht deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi tha se takim mes tyre mund të ketë vetëm pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Kurse kryemisntri i Kosovës, Albin Kurti, dje deklaroi se nëse nuk mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, nuk do të ketë takime të tjera mes tyre.

Më 16 tetor 2023, Tirana zyrtare do të presë samitin e Procesit të Berlinit. Por qeveria shqiptare  ka nisur përgatitjet që tani. Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama, do të nisë të enjten një vizitë në rajon e cila fillon nga Shkupi.

Rama do të qëndrojë sot në Kosovë, ndërsa të premten do të vijojë takimet në Podgoricë, Beograd dhe Sarajevë.

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit