Breshëri dëmton qindra hektarë me kultura bujqësore në Has|Video

Si pasojë e reshjeve, shumë fermerë anekënd Kosovës po ankohen se u janë dëmtuar të mbjellat. Vetëm në Rogovë të Hasit llogaritet se qindra hektarë tokë me kultura bujqësore janë dëmtuar nga breshëri i ditëve më parë.

Qindra hektarë tokë me kultura bujqësore konsiderohet se janë dëmtuar nga breshëri i ditëve të fundit në Rogovë të Hasit. Fermerët thonë se çdo gjë u shkatërrua në vetëm 20 minuta sa zgjati stuhia me shi.

Rreth 5 hektarë të mbjellë me grurë, speca, pjepër, shalqi dhe misër i janë dëmtuar krejtësisht Xhemajli Krasniqit. Derisa, Xhelal Shala thotë se atij i janë dëmtuar mbi 20 hektarë me kultura bujqësore.

Zyrtarët për bujqësi në Gjakovë thanë se të gjitha dëmet janë duke u regjistruar nga komisioni përkatës.

Edhe gjatë vitit të kaluar në rajonin e Rogovës pati dëme të konsiderueshme në bujqësi të cilat u kompensuan nga Ministria e Bujqësisë.

Video e mëposhtme sjell detajet:

Më Shumë

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit