Kylian Mbappe: Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i PSG-së Kylian Mbappe thotë se dëshiron vetëm të fitojë prandaj mund të jetë viti i fundit në “Parkun e Princave”.

E ardhmja e francezit po mbetet në “ajër” pasi ka njoftuar klubin se nuk do ta rinovojë kontratën, me PSG-në që i kanë dhënë ultimatum dy javë për të vazhduar ose do të shitet këtë verë.

Në një intervistë së fundmi për “France Football”, Mbappe u pyet pse ky mund të jetë viti i fundit në Francë, ku deklaroi se dëshiron vetëm të fitojë përfshirë Ligën e Kampionëve.

“Është shumë e thjeshtë, jam garues. Kur luaj është që të fitoj. Nuk ka rëndësi ku luaj, viti cili është, asnjëherë nuk do të kënaqem. Dua vetëm të fitoj, të fitoj Ligën e Kampionëve. Kurrë nuk do të jem i kënaqur”.

Pavarësisht një numri të madh të yjeve përfshirë Messi e Neymar, PSG ende nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Mbappe shtoi se nuk e di cili është problemi.

“Nuk e di çfarë PSG duhet të bëjë që ta fitojë Ligën e Kampionëve. Nuk është pyetje për mua. Kemi bërë çfarë kemi mundur. Pyesni njerëzit që e ndërtuan skuadrën, që e ndërtuan klubin”.

Ndërkohë, Mbappe preferon të qëndrojë edhe një vit në “Parkun e Princave” pasi do të fitojë 140 milionë euro bonus besnikërie.

Përndryshe, nëse francezi i thotë PSG-së se nuk do të rinovojë, atëherë Real Madrid pritet të ofrojë rreth 200 milionë euro.

Më Shumë

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit