25.9 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Aktakuzë ndaj një personi për shitblerje të kokainës në Prizren

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj L.H, i cili gjendet në paraburgim.

Kjo për shkak të shitblerjes të narkotikëve.

I dyshuari me datë 06.05.2023 rreth orës 18:40 min në Pikë Kalimin Kufitar të Vërmicës, saktësisht në hyrje nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim importon substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë dhe atë të llojit “kokainë”.

“I haset nga zyrtarët policor përkatësisht njësiti Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës, në atë mënyrë që i pandehuri pasi siguron narkotikun në një vend të panjohur në Republikën e Shqipërisë, me veturën e marrë në “Rent a Car” e depërton narkotikun në Republikën e Kosovës, mirëpo pas informatave të siguruara dhe gjatë kontrollit nga ana e policisë, brenda automjetit gjendet dhe sekuestrohet një qese plastike e substancës së dyshuar për narkotikë me peshë prej 101.49 gram dhe gjatë kontrollit një qese tjetër të dyshuar për narkotikë në peshë prej 0.82 gram i është gjetur në trupin e të pandehurit, e gjithë kjo sasi narkotiku në peshë të përgjithshme prej 102.31 gram, e cila pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezulton të jetë e llojit “kokainë”, përderisa të njëjtën natë në gjatë urdhër kontrollit të kryer në shtëpinë e të pandehurit, e cila gjendet në Prishtinë, janë gjetur dhe sekuestruar tri peshore digjitale, tri pako me folie (dy folie të najlonit dhe një e aluminit)”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie .

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.


 

RENELUAL TAHIRI prezanton kompleksin e ri luksoz në qendër të qytetit të Prizrenit.
Koncepti arkitektonik nga RENELUAL TAHIRI synon të ofrojë një lloj të ri të “Artit të Jetesës” me banesa unike, moderne dhe cilësore.
Kompleksi vjen me një pozitë të favorshme në rrugën “EKREM REXHA” ku ofron qasje të shpejt në qendrën tregtare “Galeria 200m” dhe “Abi Çarshia 350m”, Qendra Shëndetësore, Spitali, Stacioni i Autobuzëve, Shkolla…
Për më shumë informata na kontaktoni:
Mob: +383 44 128 112

Më Shumë

Grupi legjendar i rock-ut ‘Scorpions’ rikthehet pas 24 vitesh me koncert në Tiranë

Pas më shumë se dy dekadash, legjendat e rokut botëror Scorpions rikthehen në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori. Në 60-vjetorin e...

Rreth 60 mijë vetë në Hardh Fest – Policia garantoi rendin gjatë festivalit në Rahovec

Nga data 05 deri më 07 shtator 2025, në Bërnjakë – Rahovec u zhvillua Festivali i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest 2025”. Drejtoria...

Lajmet e Fundit