6.8 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

KRU “Gjakova” nis reduktimet në Rahovec, akuzohet se po bën diskriminim ndaj kësaj komune (FOTO)

KRU “Gjakova” SH.A. ka njoftuar konsumatorët në Rahovec lidhur me reduktime të furnizimit me ujë.

 

Me anë të një postimi në Facebook, kjo kompani rajonale e ujësjellësit shprehet se kanë filluar me reduktimet e furnizimit me ujë për Qytetin e Rahovecit.

“Ato do fillojnë nga ora 23:00-06:00 për zonën e parë të qytetit, ndërsa reduktimet për fshatin Potoqan i Ulët dhe Potoqan i Epërm do fillojnë nga ora 22:00 deri 06:00”, thuhet në postim.

Tutje bëhet e ditur se reduktimet për Komunën e Rahovecit do të zgjasin deri në stabilizimin e furnizimit.

Ndaj këtij postimi kanë reaguar me komente shume rahovecas, duke akuzuar kompaninë se po bën padrejtësi dhe diskriminim, meqë sipas tyre, reduktime po bëhen vazhdimisht vetëm në Rahovec dhe jo edhe në Gjakovë e Prizren.

kru gjakova komentet

Lidhur me këtë, klankosova.tv ka kontaktuar me zyrtaren për informim të KRU “Gjakova”, Dafina Syla, e cila tha se kjo po bëhet për shkak se në Rahovec dallon shtrirja e rrjetit të ujësjellësit dhe se për furnizim i nevojitet të bëhet edhe nëpërmjet stacionit të pompave, sidomos në vende që kanë shtrirje gjeografike më të lartë, ndërsa në Gjakovë e ka me rënie të lirë sepse është afër Liqeni i Radoniqit.

Syla po ashtu shtoi se prej krejt qyteteve ku bëjnë furnizim, specifike në Rahovec është keqpërdorimi i ujit.

“Ne e kemi shtuar kontrollin, i kemi shtuar ekipet në mënyrë që ta mbajmë gjendjen nën kontroll. Kryesorja është keqpërdorimi i ujit që ata e përdorin për ujitje të tokës. I kemi dyfishuar ekipet që me i ndalë keqpërdoruesit”.

“Stabilizimi nga reduktimet varet edhe nga faktori njeri”, sqaroi për klankosova.tv zyrtarja për informim në KRU “Gjakova”, Dafina Syla.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

 

Më Shumë

Viktima nga rryma elektrike në Prizren nuk ishte punëtor i KEDS -it

Një person ka humbur jetën në fshatin Manastiricë të Kosovës, pas dyshimeve se është goditur nga rryma elektrike. Nga Policia kanë bërë të ditur...

Shaqir Totaj: Nëse nuk ka marrëveshje, nuk e bëjmë kuorumin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’ia bëjë kuorumin...

Lajmet e Fundit