Kurti: Ne kemi blerë “Bayraktar”, Vuçiqin e bën nervoz demokracia – do të bëhet mbret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidentin serb, Aleksandar Vuçiq e bën nervoz demokracia.

Ai në një intervistë për “Vecernji list” ka thënë se Vuçiq dëshiron të bëhet mbret, transmeton Paparaci.

Sipas tij, në kufirin Kosovë-Serbi ka baza të ushtrisë serbe “prandaj jemi shumë të kujdesshëm”.

“Ne kemi blerë Bajraktarët, dyfishuam buxhetin e ushtrisë dhe rritëm numrin e ushtarëve. Në kufi janë bazat e ushtrisë serbe, prandaj jemi shumë të kujdesshëm”, shtoi shefi i qeverisë.

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Trupa amerikane “Magnificat” mahnit publikun prizrenas me baletin “Stratagem”

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren u mbush mbrëmë me art dhe emocione nga performanca e trupës profesionale të baletit “Magnificat” nga Shtetet e Bashkuara...

Lajmet e Fundit