Aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, tre policë të lënduar

Sot rreth orës 06:46 policia ka marrë informatën se ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, konkretisht në fshatin Grejkovcë.

Në aksident janë të përfshirë dy vetura civile.

Në njërën veturë civile kanë qenë tre zyrtar policor të Stacionit Policor Prizren Veri, të cilët me uniform por me automjet privat ishin rrugës për në punë, për të marr detyrën.

Si pasojë e aksidentit tre zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar.

Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku njëri prej të lënduarve që ka lëndime të rënda do të qëndrojë në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lajmet e Fundit