200 studentë të huaj nga 42 shtete pjesë të shkollës verore të Prizrenit

Sot është hapur edicioni i dytë i shkollës verore që organizohet në Universitetin e Prizrenit.

Rektori i Universitetit të Prizrenit Mentor Alishani, tha se kanë pasur rreth 300 aplikime prej të cilëve janë përzgjedhur rreth 200 studentë ndërkombëtar, ku në total marrin pjesë 42 shtete.

“Meqenëse universitet ynë i ka gjashtë fakultete secili fakultet do t’i ofroj gjashtë module të ndryshme, studentët paradite do të jenë të angazhuar me ligjërata, kurse pasdite do të kenë aktivitete ekstra kurrikulare, përveç këtyre do të kenë edhe vizita në kompani prodhuese vendore kosovare, kompani që janë të njohura për eksportimin e produkteve”, tha ai për Info Plus në RTK.

Ai ka bërë të ditur se do të ketë vizita edhe të monumenteve historike të Kosovës. “Për këto gjashtë module do të ligjërojnë gjashtë ligjërues të huaj dhe secili mentor e ka edhe një komentues lokal, d.m.th një mentor i huaj dhe një komentues lokal nga universitetit ynë”, tha ai.

Sipas tij, edicioni i dytë ka si risi numrin e dyfishuar të aplikuesve si dhe laramani më të madhe të qyteteve. “Ajo e cila vlen të specifikohet në këtë edicion është se nga 42 shteteve që kanë aplikuar janë diku 20 shtete që nuk e njohin Kosovës ata do të mësojnë shumë për Kosovën gjatë kësaj periudhe”, tha ai

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit