20.4 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Shiu zhvendosi shfaqjen e filmave në kinemanë e mbyllur në DokuFest

Në Prizren po vazhdon të mbahet Festivali Ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “Doku Fest”.

Katarina Kajtazi menaxhere e kinemave të festivalit, në një lidhje të drejtpërdrejt për RTK, tregoi për rrjedhën e edicionit të 22-të të “Doku Fest”-it.

“Moti sot na ka befasuar pak, por megjithatë kemi arritur ta menaxhojmë situatën. Kinematë e hapura i kemi zhvendosur në kinema të mbyllura në ‘Cinemarine’. Të gjithë filmat që kanë qenë të paralajmëruar do të shfaqen. ‘Cinemarine’ është kinema që funksionon edhe gjatë tërë vitit. Ne kemi organizuar edhe  autobusë që mysafirët e huaj të mos i humbin filmat  dhe gjithçka jemi munduar që ta menaxhojmë sa më mirë”, ka thënë Kajtazi.

Ajo tha që nga nesër shfaqja e filmave do të kthehen në kinematë e hapura ashtu siç është paralajmëruar në program.

“Jemi mjaft të përgatitur për gjithçka por sipas parashikimit të motit kemi parë që nuk do të ketë më reshje shiu për gjatë kohës së festivalit. Shpresojmë që nga nesër shfaqja e filmave do të kthehet në kinematë e hapura ashtu siç ka qenë e planifikuar”, ka shtuar ajo.

Më Shumë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Flora Sinani garon për Kuvendin Komunal të Prizrenit me numrin 9 në fletëvotim, si pjesë e listës së partisë...

Tragjike në Prizren: 71-vjeçari bie nga muret e Kalasë dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën afër mureve të Kalasë së qytetit. Burime të Sinjalit bëjnë...

Lajmet e Fundit