9.3 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Bono shkruan këngë për Mandela-n

Bono-NelsonMandelaBono së bashku me grupin e tij U2 kanë shkruar këngë për filma të ndryshëm, por sipas tyre, të bësh muzikë për filmin e Nelson Mandela-s ishte një përvojë e veçantë.

Bono ka pasur një miqësi të gjatë me Mandela-n, i cili vdiq më 5 dhjetor dhe tani artisti ka shkruar një këngë mjaft personale që paraqitet në filmin biografik të Mandela-s, me titull Mandela: “Long Walk To Freedom”.

“Kjo është një ndër ato gjërat që nuk mund t’i refuzosh. Edhe pse ndiheshim të stresuar, duhet ta bënim dhe ta bënim mirë. Fillimisht menduam që ata kërkonin një himn apo ndonjë këngë politike, por ata na befasuan, meqenëse ky film përpos që është një dramë e madhe historike, bëhet më interesant me faktin që është një histori e ndërlikuar e dashurisë”, ka thënë Bono sipas Deadline.

Kënga e titulluar “Ordinary Love” tashmë është lansuar dhe ka korrur sukses në treg. Sipas Bonos, titulli i këngës i atribuohet si aspektit personal, ashtu edhe atij politik dhe universal.

“Teksti është inspiruar nga letrat që Nelson i ka shkruar gruas së tij, Winnie Mandela. Gjuha e tyre është arkaike, ai ishte një gentleman i vërtetë. Për të fjalët kishin shumë rëndësi, ai i flet asaj me shumë butësi”, është shprehur Bono.

Më Shumë

Barnatorja Qendrore në Rahovec nis punën me dy ndërrime

Nga dita e nesërme, Barnatorja Qendrore në kuadër të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të funksionojë me dy ndërrime, duke mundësuar shërbime...

Policia ndalon një të ri në Prizren, i gjendet substancë narkotike gjatë kontrollit

Një kontroll rutinë i policisë në komunikacion ka rezultuar me procedim penal ndaj një të riu në Prizren, i cili dyshohet për drejtim të...

Lajmet e Fundit