Suspendohet për 72 orë rreshteri që s’reagoi kur u sulmua gazetari Krasniqi në Prizren

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë suspenduar një zyrtar policor i cili nuk ka reaguar derisa gazetari Vullnet Krasniqi është sulmuar nga disa persona gjatë protestës kundër “DokuFest” në Prizren.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar koloneli i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

“Rreshteri ishte zyrtari i parë që gazetari i është drejtuar dhe gjatë këtij kontakti dyshohet se nuk ka pasur një reagim dhe sjellje profesionale nga ai. Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veçanti vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për gazetarët me të cilët kemi bashkëpunim të mirë, të vazhdueshëm dhe profesional”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Kujtojmë se të premten Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur grumbullimin e të dhënave rreth policëve që ishin të pranishëm gjatë protestës kundër “DokuFestit” në Prizren, ku u sulmua gazetari Vullnet Krasniqi.

Më Shumë

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Hamza nga Malisheva: Bashkë për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendit i nevojitet bashkim për të përballuar sfidat dhe për të...

Lajmet e Fundit