17.9 C
Prizren
E martë, 6 Maj, 2025

Birra e mish nga Serbia në Kosovë, parandalohet kontrabanda

Policisë Kufitare në rajonin e lindjes ka parandaluar dy raste me kontrabandë mallrash që vinin nga Serbia në drejtim të Kosovës. Rasti ka ndodhur të shtunën në brezin kufitarë me Serbinë, në rrugën Preshevë-Gjilan, respektivisht afër pikëkalimit në Muçibabë.

 

Rasti i parë, sipas policisë, ka ndodhur të shtunën rreth orës 04:46, kur njësitet e Taskforcës në lindje, gjatë një pike vëzhgimi në fshatin  Muçibabë, kanë parë se nga territori i Serbisë për në Republikën e Kosovës, po vinte një veturë me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall.

“Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa vendore, që drejtohej nga I.J, mashkull serb, në rrugën Muçibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral”, njofton policia.Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur po ashtu në të njëjtin rajon, ku po kontrabandohej mall nga Serbia në Kosovë.

“Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa serbe, që drejtohej nga M.S., mashkull serb, në rrugën Muçibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: dy paket mish dhe 640 shishe me birra”, njofton policia.

Lidhur me të dyja rastet është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen, ndërsa malli i lartshënuar së bashku me automjetet të dorëzohen në Terminalin Doganor, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Testi i maturës, analistët thonë se duhet të përshtatet me testin PISA

Provimi Shtetëror i Maturës këtë vit do të organizohet më 21 qershor, ndërsa këtij testimi do t’i nënshtrohen rreth 20 mijë maturantë. Zyrtarë të ...

Rahoveci në finale të plejofit

Kampioni në fuqi, Rahoveci, është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën në kryeqytet, Rahoveci e mposhti Prishtinën me...

Lajmet e Fundit