9.8 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Ballkani merr fitore komode ndaj Feronikelit ‘74

Ballkani ka triumfuar 2-0 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Qysh në minutën e parë, mysafirët rrezikuan portën e kampionit në fuqi, kur Alban Shillova goditi nga afër, por Enea Koliçi ishte i vëmendshëm.

Shillova tentoi edhe njëherë në minutën e 13-të, mirëpo sërish nuk ia doli të mposhte Koliçin.

Ballkani më pas rrezikoi me anë të Bleart Tolajt (15’), por që portieri Bujupi ishte në vendin e duhur.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, skuadra nga Suhareka kaloi në epërsi me golin e Albin Berishës, ndërsa Gentrit Halili ishte asistuesi (45+1’).

Pjesa e dytë filloi me një dominim edhe më të madh nga vendasit, që synonin edhe golin e dytë.

Ramadani bëri një gjuajtje të fuqishme në minutën e 61-të, por që Bujupi ishte i kujdesshëm.

Gjashtë minuta më vonë, Ballkani ia doli ta dyfishonte epërsinë, me Robert Rrahmanin që ishte i pafat, pasi realizoi auto-gol.

Pas javës së dytë, Ballkani ka arkëtuar gjashtë pikë, ndërsa Feronikeli ende pa asnjë.

Në xhiron e tretë, skuadra e Ilir Dajës zhvillon derbin ndaj Dritës, ndërsa Nikli do të ketë punë me Gjilanin.

Më Shumë

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj paradës ushtarake turke në Prizren

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj shfaqjes së një parade ushtarake nga ushtria turke në Prizren, ku janë përdorur simbole dhe elemente të epokës osmane. Në...

Tërheqja e 2 milionë eurove nga përmbaruesit, rrezikohen shërbimet shëndetësore në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizreni, Sylejman Baxhaku, ka ngritur alarmin për një situatë alarmante dhe të papranueshme, pas tërheqjes së rreth 2 milionë eurove...

Lajmet e Fundit