4.9 C
Prizren
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Hyrja në fuqi e Ligjit për Tatimin në Pronë, Murati: U takon komunave që ta miratojnë zbritjen prej 100 eurove

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Tatimin në Pronë, u takon kuvendeve komunave që të marrin vendim për zbritjen prej 100 eurove për qytetarët.

Murati në një konferencë për medie është shprehur se tashmë komunat e kanë të domosdoshme që të marrin vendime.

“Për sa i përket Ligjit për Tatimit në Pronë, pra ndryshimi që është miratuar, parasheh zbritjen e 100 eurove ose deri në lartësinë e faturës për secilin tatimpagues”, tha Murati, përcjell Telegrafi.

“Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, komunat e kanë të domosdoshme që të marrin vendime. Tash iu takon kuvendeve komunale që deri më 16 shtator ta miratojnë zbritjen për qytetarët në mënyrë që këta të fundit të përfitojnë”, shtoi ai.

Lidhur me faljen e 100 eurove të Tatimit në Pronë, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka paralajmëruar se ky ligj të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese për interpretim.

Falja e 100 eurove të Tatimit në Pronë, Asociacioni i Komunave pritet ta dërgojë ligjin në Kushtetuese

Sipas AKK-së, komunat me miratimin e këtij ligji në Kuvendin e Kosovës do humbasin me dhjetëra miliona euro dhe miratimi i tij pa konsulta paraprake me komunat e ka cenuar autonominë lokale financiare.

“Duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, ku thuhet që palët e autorizuara për ngritjen e rasteve në Gjykatë janë edhe komunat, atëherë Bordi i AKK-së duke marrë parasysh që komuna si Institucion shtetëror është e autorizuar që të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve ligjore, i rekomandon komunat që ta dërgojnë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e tij kushtetues”, thuhet në reagimin e AKK-së.

Reklama

Rritja e faturave të tatimit në pronë ka ndodhur pas vlerësimit të përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, që ka bërë MF-ja në fund të vitit të kaluar.

Pas këtij vlerësimi, tatimi në pronë për disa është rritur deri në 100 për qind, e për disa ka mbetur i pandryshuar, pasi vlera e pronës, pas vlerësimit, nuk ka ndryshuar. Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës e kanë kundërshtuar rritjen e tatimit në pronë.

Nga tatimi në pronë, buxheti i Kosovës ka të hyra vjetore deri në 40 milionë euro. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Zjarr i madh në një diskotekë në Prizren, nuk raportohet për të lënduar

(I plotësuar) Një diskotekë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Prizren. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e...

Tragjike: Një 27-vjeçare në Prizren gjendet e vdekur

Një rast i tragjik dhe mjaft i rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prizren, ku një 27-vjeçare është gjetur pa shenja jete. Sinjali...

Lajmet e Fundit