5.2 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Ish-komandanti i Pashtrikut: Klinaku nuk është vrasës e as kriminel, nuk e bën aktin që e ka thënë

Sadik Halitjaha, ish-komandant i Zonës Operative të Pashtrikut, ka thënë se Faton Klinakun e njeh dhe e e di se nuk është vrasës e as kriminel.

Halitjaha ka folur për ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinakut, pasi sot është intervistuar nga policia, për deklaratën që bëri dje për kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast tha se më parë do ta vriste atë, sesa ta lëshonte Kosovën.

 

“Kjo është shumë hipotetike mendoj se e ka thënë në kontekst se duhet të qëndrojë në Kosovë dhe jo ta lëshojmë Kosovën për shkak të vështirësive që kemi në Kosovë, qoftë si veteran dhe si popull”, tha Halitjaha për Klan Kosova.

“E njoh mendësinë mirë dhe e di që Fatoni nuk është as vrasës dhe as kriminel, dhe as nuk e bënë veprën e tillë që e ka thënë, po kjo në kontekstin e deklarimit të tij ndoshta në mënyrë të pamatur, pa e peshuar shprehjen se çfarë do të thotë të vrasë dikë, atëherë tingëllon shumë keq dhe bëhet çështje sidomos për mediat dhe opinionin e gjerë”.

“Unë e di që OVL UÇK ka për detyrë të jetë organizatë joqeveritare dhe të jetë mbi partitë të përkujdeset për veprimtarinë e qeverisë që ta ruajë interesin kombëtar, dhe të intervenojë kur shkelen të drejtat e atdheut dhe kombit”, ka thënë ai.

Më Shumë

Prizreni mban mbledhje solemne për Epopenë e UÇK-së, nderohet sakrifica e familjes Jashari

Në përkujtim të Epopeja e UÇK-së, sot u mbajt Mbledhja Solemne e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku u rikujtua se sakrifica e familjes Jashari,...

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit