Manchester City dhe Wolves arrijnë marrëveshjen për Matheus Nunes

Manchester City ka finalizuar një lëvizje prej 53 milionë paundësh për Matheus Nunes, raportojnë mediat britanike.

City kishte arritur një marrëveshje verbale të mërkurën prej 47.2 milionë paund, por kushtet ndryshuan brenda natës dhe skuadra e Pep Guardiola-s tani do të paguajë më shumë, me pagesa të shpërndara në një periudhë më të gjatë kohore.

Wolves kishte kërkuar më shumë se 60 milionë paund për Nunes dhe City kishte kërcënuar të largohej, por klubi nga “Molineux” është i kënaqur me strukturën e rishikuar të marrëveshjes për 25-vjeçarin, i cili kishte refuzuar të stërvitej.

City ka qenë i etur për Nunes që kur vendosi të braktisë ndjekjen e Lucas Paqueta të West Ham.

Wolves kishte refuzuar ofertën fillestare të kampionëve të Premier League prej 47 milionë paund, duke bërë që Nunes të qëndronte larg stërvitjes, por gatishmëria e City-t për t’u larguar nga marrëveshja rezultoi që Wolves ta zbutëste kërkesën.

Pas fitores së tyre 5-0 ndaj Blackpool në Kupën Carabao të martën, trajneri Gary O’Neil tha se ai ende priste që Nunes të ishte në klub pas afatit të 1 shtatorit (mbyllja e merkatos).

Por me elementët përfundimtarë të marrëveshjes të rënë dakord tani, atij i është dhënë leja për të shkuar në teste mjekësore me Man City.

Gajtë kohës së Nunes me Sporting Lisbona, trajneri i City-t, Pep Guardiola e përshkroi atë si “një nga më të mirët në botë”.Albanian Post

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Lajmet e Fundit