8.1 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Osmani për vizitë në Rahovec, merr pjesë në hapjen e “Hardh Fest”

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron sot për vizitë në Komunën e Rahovecit.

E para e shtetit në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës, sot po e viziton Rahovecin, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

Osmani e ka vlerësuar Rahovecin si qytet të rrushit e verës si dhe si komunë me njerëz punëtorë e të suksesshëm.

Presidentja gjatë kësaj vizite do të qëndrojë edhe në shkollën “Liria” në fshatin Fortesë, për të uruar fillimin e vitit të ri shkollor.

Ndërkohë, në mesditë ajo do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së edicionit “Hardh Fest” me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”.

Më Shumë

Liria fiton në shtëpi dhe ngjitet në vendin e tretë

Liria ka marrë një fitore të rëndësishme para tifozëve të saj, duke mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 2:1 në kuadër të Ligës së Parë. Golave...

Rriten raportimet e qytetarëve për ndotjen, Inspektorati shqipton gjoba në Malishevë

Bashkëpunimi i qytetarëve me Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka shënuar rritje të dukshme, pas thirrjes publike për parandalimin e hedhjes së...

Lajmet e Fundit