Hashim Thaçi gjendet në Kosovë

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjendet për vizitë në Kosovë.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se vizita e Thaçit në Kosovë ishte disa orëshe dhe se tashmë ai është në kthim e sipër për në Hagë.

“Ka ardhur për disa orë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij dhe është në kthim e sipër. Vizita e tij përfundon sot”, tha ky burim për Klankosova.tv.

Kujtojmë se për shkaqe shëndetësore të babait të tij, Thaçit i ishte mundësua ardhja në Kosovë edhe më 29 maj të këtij viti.

Më Shumë

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit