14.2 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Tri ndeshje interesante sot në Superligë, Ballkani rikthehet në futbollin vendor pas suksesit në Evropë

Sot do të zhvillohen tre ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së katërt të edicionit 2023-24 në Albi Mall Superliga.

Do të kemi tri duele tejet interesante, që pritet të zgjojnë vëmendje të madhe.

Kampioni Ballkani, i cili rishkroi histori në mesjavë pasi u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, kthehet në aksion në futbollin vendor ku e pret në Suharekë skuadrën e Gjilanit.

Si Ballkani, ashtu edhe Gjilani kanë zhvilluar vetëm nga dy xhiro këtë edicion të ri, me ‘portokallinjtë’ që bënë kërkesë në FFK dhe te Drita për shtyrjen e ndeshjes me klubin gjilanas për shkak të ndeshjes kthyese ndaj BATE-s, kurse Gjilani nuk luajti në xhiron e parë ndaj Fushë Kosovës, e cila u shtye pas problemeve të brendshme të klubit bardh e kuq.

Ballkani ka dy fitore këto dy xhiro të zhvilluara kurse Gjilani është pa fitore, me një humbje e një barazim.

Dueli tjetër interesant është ai mes Dritës dhe Dukagjinit.

 

 

Në dy xhiro të zhvilluara, Drita ka një fitore e një barazim, kurse Dukagjini ende nuk ka shijuar fitoren këtë kampionat, me dy humbje e një barazim në tre ndeshje të luajtura.

Sfida tjetër që po ashtu zgjon interesim të madh është ajo mes Llapit dhe Prishtinës.

Kryeqytetasit e kanë nisur mirë sezonin e ri, ku në tri xhirot e para kanë dy fitore e një barazim, e ndodhur në vendin e dytë prapa Malishevës.

Llapi ndërkohë ka regjistruar dy fitore dhe një humbje pas tre ndeshjeve, e cila rangohet në pozitën e katërt.

Të gjitha duelet fillojnë nga ora 16:00.

Më Shumë

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm...

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

Lajmet e Fundit