“Proton Cable” sponsorizon Klubin e Basketbollit “Prizreni”

Kompania “Proton Cable” do të sponsorizojë Klubin e Basketbollit “Prizreni” për edicionin 2023/24.

Klubi tani do ta merr parashtesën “PROTON CABLE PRIZRENI”.

“Sot është nënshkruar kontrata 1 vjeçare (me mundësi vazhdimi) në mes të përfaqësuesit të “Proton Cable” z.Besim Dida dhe përfaqësuesit të klubit z.Arbnor.Rifati”, thuhet në njoftimin e KB “Prizreni”.

Dida ka potencuar se “Proton Cable” e sheh si projekt shumë serioz KB “Prizreni” .

“Kjo është arsyeja që për dy vite jemi duke investuar në klub”, tha ai.
KB “Prizreni”, falënderoi pronarët vëllezërit Dida për mbështetjen dhe gatishmërinë e bashkëpunimit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "Proton cable D PRIZRENI www.protoncable.com Proio"

“Proton Cable” është prodhues vendor i kabllove elektrike, telit të bakrit dhe granulatit.

“Proton Cable” është pajisur me linja të prodhimit të teknologjisë së fundit me elektronikë SIEMENS. Produktet e saj kanë certifikime të ndryshme ndërkombëtare.
Përveç tregut vendorë, eksportojnë edhe në shtetet e rajonit dhe në disa shtete të Bashkimit Evropian dhe synojnë të zgjerohen edhe më tej.

Si kompani janë një storie suksesi në një vend të vogël si Kosova që tregojnë se vetëm me punë të përkushtuar e të palodhur, duke i përballuar vështirësitë për të qëndruar drejt në të gjitha kushtet dhe me këmbëngulësi arrihet suksesi.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit