Shënohet 24 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

Me rastin e shënimit të njëzet e katër vjetorit të ditës së Policisë së Republikës së Kosovës, e cila mbahet sot janë paraparë të realizohen disa aktivitete policore, aktivitete këto që mund të përcillen nga qytetarët dhe mediat.

 

Në të gjitha stacionet policore të PK-së do të aplikohet ‘Porta e hapur’ duke filluar nga ora 10:00, ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë stacionet policore të PK-së, raporton RTKlive.

Në sheshin Ibrahim Rugova dhe në sheshin Skënderbeu do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00, ku në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.

Po ashtu do të bëhet edhe ekspozimi i pajisjeve dhe njësiteve policore në Sheshin ‘Ibrahim Rugova’ dhe sheshin ‘Skënderbeu’.

Në ceremoninë zyrtare, pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit