7.2 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Arrestohen tre persona për rastin e sulmit të kryetarit të Federatës së Peshkatarëve dhe Rojeve të Peshkimit në Liqenin e Vërmicës

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka arrestuar edhe tre (3) persona A.S., S.P., dhe I.S, për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se me datë 02.09.2023 rreth orës 06:15, në fshatin Vërmicë, komuna e Prizrenit, saktësisht tek bregu i liqenit “Drini i Bardhë”, derisa të dëmtuarit M.V., L.M., N.Rr., po bënin inspektimin në liqenin “Drini i Bardhë” lidhur me peshkimin ilegal, pasi që janë fjalosur të dyshuarit L.S., A.S., A.S., S.P., dhe I.S., me të dëmtuarit, dhe më pas i kanë sulmuar duke i goditur në pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e të cilave të dëmtuarit kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, të konstatuara nga Raportet mjekësore.

Me këto veprime, të lartëcekurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Për të njëjtit, prokuroria brenda afatit ligjor ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit./PrizrenPress.com/


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

Ymrije Beqaj – ikonë e artit muzikor shqiptar

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të...

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Lajmet e Fundit