10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Prizren/ Shala e Balla zotohen për bashkëpunim në fushën e drejtësisë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka pritur në takim përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Shqipërisë, me të cilët ka shkëmbyer përvoja dhe eksperienca për të dyja sistemet respektive të prokurorive në Kosovë dhe Shqipëri.

Sipas komunikatës së Prokurorisë Themelore në Prizren, kryeprokurori  Admir Shala i njoftoi të pranishmit me organizimin dhe funksionimin kushtetues të Prokurorisë së Prizrenit, me punët, sfidat si dhe synimet e kësaj prokurorie.

Ndërsa kreu i Këshillit të Lartë i Prokurorisë së Shqipërisë, Alfred Balla gjatë këtij takimi ka prezantuar të arriturat dhe reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Në fund të takimit drejtuesit e dy institucioneve vlerësuan marrëdhëniet e mira institucionale të vendosura prej vitesh, dhe u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e drejtësisë. ?

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi për fuqizimin e bashkëpunimit në aspektin e drejtësisë ndërmjet dy vendeve.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

Vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave inerte në Malishevë

Aksioni për largimin e mbeturinave inerte në territorin e Komunës së Malishevës po vazhdon edhe pas përfundimit të muajit të ambientit, duke u shtrirë...

Gjobitet i riu në Prizren, u filmua duke vozitur me 178 km/h në zonë 50 km/h

Një i ri në Prizren është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është identifikuar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihej...

Lajmet e Fundit