-0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Osmani në OKB flet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqin e quan heroinë

Presidentja Vjosa Osmani mbrëmë ka folur për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nga ushtria serbe e drejtuar nga Sllobodan Millosheviq.

Ajo, para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka përmendur rastin e një nëntë vjeçareje që është dhunuar nga serbët, si dhe Vasfije Krasniqin-Goodman, edhe ajo po ashtu e mbijetuar e dhunës seksuale.

“Dhunuesit nuk kanë limite, ata nuk luftojnë shtete, ata dëshirojnë që t’ua humbin besimin e njerëzve. Vasfije Krasniqi- Goodman është një heroinë, ajo është personi i parë që ka folur publikisht si një e mbijetuar e dhunës seksuale”.

“Ajo bëri që bota të njoftohej me një heroinë, ajo ia kushtoi jetën drejtësisë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka falënderuar edhe shtetet që janë nismëtare të nismave të tilla.

“Falënderoj Shqipërinë për nismën, si dhe për ftesën që të flas në emër të Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu zë mijëra të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë. Mirënjohëse edhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar si bashkërorganizatorë të kësaj seance”, ka thënë Osmani./Klankosova.tv

Më Shumë

PDK-ja në Prizren nis fushatën zgjedhore me homazhe në Landovicë dhe te Monumenti i Lirisë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë të...

Ramush Haradinaj: Aleanca krah Prizrenit!

Kandidati i AAK?së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Prizrenin, ku është pritur nga qytetarët në një atmosferë që, siç u...

Lajmet e Fundit