22.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Haradinaj: Kurti e vendosi Kosovën në pozicion të duhur, bëri hap të madh përpara

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka përshëndetur hapat e ndërmarrë nga kryeministri Albin Kurti të enjten në Bruksel, pasi u shpreh i gatshëm ta nënshkruajë edhe Marrëveshjen Bazë, edhe draftin e ofruar për Asociacionin.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj tha se të enjten Kosova ka bërë një hap të madh në rrugën e saj përpara.

“Dje Kosova ka bërë një hap të madh përpara. Kryeministri Kurti e ka vendos Kosovën në pozicion të duhur pas shumë gabimeve dhe pas një kohe të gjatë të humbur në dialog”, ka thënë Haradinaj.

“Besoj që edhe presidenti Macron ndihet mirë. Kosova i ka mbajtur fjalët. I ka mbajtur fjalët kryeministri Kurti. Udhërrëfyesi i Ohrit është konfirmuar dje me gatishmërinë për zbatim. Lus BE-në që të vazhdojë me liberalizimin e vizave sepse qytetarët e kanë merituar këtë me kohë”, ka thënë kreu i AAK-së.

Qëndrime të kundërta nga AAK-ja lidhur me zhvillimet në procesin dialogues kanë mbajtur partitë e tjera opozitare.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se kryeministri Kurti dje i ka bërë “dëm të pariparueshëm funksionimit të shtetit të Kosovës”.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e kritikoi Kurtin për pranimin e Asociacionit për të cilin tha se “u vranë njerëz në këtë vend”.

Më Shumë

Vjedhje në një shkollë në Sallagrazhdë, dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Sallagrazhdë të komunës së Suharekës. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur...

Ndahet nga jeta ish eprori i UÇK-së në Prizren, Selim Krasniqi

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër ish eprori dhe ish kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Selim...

Lajmet e Fundit