13.6 C
Prizren
E hënë, 21 Prill, 2025

Një ditëlindje më ndryshe e nënës së Nait Hasanit

Nëna Fahrie, sot feston ditëlindjen e saj të 81-të.

Por këtë ditëlindje ajo është duke e festuar në Spitalin e Prizrenit e jo në gjirin e saj familjar, pranë bashkëshortit Xhemajliut, djalit Naitit, vajzave e djemve, rejave dhe nipave e mbesave.

Nënë Fahria po e feston një ditëlindje më ndryshe se herave tjera. Kështu ka bërë të ditur vajza e saj Shpresa Hasani-Kryeziu.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Nënë sot ke ditëlindjen, por po e pret më ndryshe, në spital, në dhomën shtatë je e shtrirë dhe po kërkonë shërim, me oksigjen, me lloj-lloj  barna…

Bëhu e fort nëna ime thuaj lodhjës lamtumirë, kthehu tek jeta e zakonshme me këngën e birit tuaj e plotë gëzim.Shtëpinë e ke të stërmbushur me femijet niperit e mbesat ti je nëna e shtatë fëmijëve si ylberi me shtatë ngjyra, ti ke babin që kujdeset për ty, e ti për të, thuaj lodhjes lamtumirë, se Zoti është i madh e ai jetën na ka dhanë!”, ka shkruar motra e Nait Hasanit, Shpresa në urimin e saj dedikur nënës Fahrie.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Urimi i plotë.

Nëna ime nga zemra të uroj t’mi gëzosh ? vjetë

të jesh e forte o nënë, të jesh e lumtur e ta shijon jeten e t’i mi gëzofsh  edhe shumë vjetë, e qofsh nëna më e lumtur në botë!

Nje ditëlindje më ndryshe!

Më e shenjët fjala nëne, me e dashur me e ëmbel, kur renkon nga dhimbja fjala nënë të jep lehtësim të knaq shpirtin kur e përshpërit.

Nënë sot ke ditëlindjen, por po e pret më ndryshe, në spital, në dhomën shtatë je e shtrirë dhe po kërkonë shërim, me oksigjen, me lloj-lloj  barna…

Bëhu e fort nëna ime thuaj lodhjës lamtumirë, kthehu tek jeta e zakonshme me këngën e birit tuaj e plotë gëzim.Shtëpinë e ke të stërmbushur me femijet niperit e mbesat ti je nëna e shtatë fëmijëve si ylberi me shtatë ngjyra, ti ke babin që kujdeset për ty, e ti për të, thuaj lodhjes lamtumirë, se Zoti është i madh e ai jetën na ka dhanë!

Zgjohu nga kllapa eja të kendojmë këngën shumë urime ditëlindje e të festojmë deri në mengjesë!

O nënë,  o shpirtë veç me vetë duhet të luftosh me shqetësimin tënde, e ta kendojmë këngën e trimave të UÇK-së atdhetare nëna ime, sot i mbushe tetdhjetë e një vjetë!

GËZUAR nëna e UÇK-së !!!

GËZUAR ditëlindja e UÇK-së!!!

Me këtë datë është pagëzu ushtria…

Kemi për çka të festojmë e dashur nëna jonë  FARIA!?

Më Shumë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara – temperaturat nga 5 deri në 20 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura minimale do të...

Drita mund Suharekën

Drita e ka bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit. Gjilanasit e kanë mundur në udhëtim Suharekën, me rezultat 1-2,...

Lajmet e Fundit