9.4 C
Prizren
E enjte, 2 Janar, 2025

Kadare në panair: Nuk ka jetë pa brenga, letërsia mund vdekjen

Shkrimtari i shquar Ismail Kadare ka qenë në stendën e Onufrit ku është takuar me lexuesit e tij dhe ka dhënë autografe. Vepra e tij e plotë ka ardhur në një botim të ri me 7 vëllime për 7 dekadat e krijimtarisë së tij. I pyetur nga mediat për vitet e jetës e krijimtarisë ai tha se vdekja është mundur.

“Nuk ka jetë pa brenga e nuk ka brengë pa jetë. Kur bën diçka që e di se nuk vdes nuk ke frikë, sepse frika kryesore në jetë ose ajo që kemi frikë është e vdekja. Kur shkrimtari shkruan, ai çlirohet nga vdekja, e kur çlirohet nga vdekja, do të thotë se jeta për të është e pafund”, tha Kadare.

Ai u pyet nëse ndjehet disi në faj që emri i tij la në hije, te shoqen, Helena Kadare. “Helena, vetë qenia e saj e ekzistenca e saj, është një nevojë për të shkruar nuk mund të them se ndihem fajtor por edhe ndihem kur emri i saj përmendet ngjitur me emrin tim më jep gëzim si më jep gëzim qenia e saj përbri meje”, vërjeti shkrimtari përkrah të shoqes shkrimtare.

A mendon ai se ka fituar ndaj pushteteve në çdo kohë ?

“Nuk ka nevojë të mendoj, por ndjej që është e vërtetë e më ka dhënë gëzim dhe takimi me ju është pjesë e kësaj të vërtetë”, pohoi ai.

Një koment të shkurtër edhe për çështjen emigrantëve.

“Më pëlqen që ka kontakt, lëvizja, është zhvillim, jetë” tha Kadare.

Shkrimtari i njohur është më i vlerësuari e më i përkthyeri autor shqiptarë në botë. I vlerësuar me disa çmime ai çmohet për njohjen që i dha vendit dhe shërbimin e madh që i bëri gjuhës shqipe përmes një lëvrimi të kujdesshëm. /Voal

Më Shumë

Moti sot me diell e vranësira të pakta

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale...

Shkodra Elektronike: Fitorja në Fest 63 e papritur

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, fituesit e edicionit të 63 të Festivalit të Këngës,  ishin të ftuarit e kryeministrit Edi Rama në podcastin “Flasim”....

Lajmet e Fundit