9.8 C
Prizren
E hënë, 7 Tetor, 2024

Xhaka zgjidhet si më i dobëti nga tifozët zviceranë për ndeshjen me Kosovën

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është zgjedhur nga tifozët e këtij vendi si “futbollisti më i dobët”.

Një sondazh i publikuar nga gazeta Blick.ch tregon se 41 për qind e lexuesve mendojnë se Xhaka ishte më i dobëti në barazimin 1:1 kundër Kosovës.

Ai mori kritika të mëdha për paraqitjen.

“Xhaka ishte lojtari i 12-të për kosovarët”, shkruajtën disa nga lexuesit.

“Të paktën dy herë ai thjesht qëndroi në vend dhe i dha mundësi kundërshtarit, një paraqitje shumë e dobët”, ishin disa nga komentet e tjera.

Ndërkaq, 59 për qind e vlerësuan Ruben Vargasin, autorin e golit të Zvicrës si më i miri.

Kombëtarja e Zvicrës siguroi mbrëmë kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pas barazimit 1:1 me Kosovën.

“Helvetikëve” u mjaftoi një pikë për të prerë biletën për në Gjermani, teksa tani në xhiron e fundit mund të synojnë pozitën e parë në Grupin I, pasi do të takohen me liderët e grupit, Rumaninë.

Më Shumë

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin, e quanin “tutkun”!

A është takuar poeti Lasgush Poradeci, me Enver Hoxhën? Sa të vërtetë ka në kujtimet që gruaja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, propagandoi pas vdekjes...

Drejtoria e Arsimit në Prizren do të ndajë bursa për fëmijët e veteranëve të UÇK-së

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka aprovuar kërkesën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen e bursave për fëmijët e veteranëve. Sekretari...

Lajmet e Fundit