Vdes shkrimtari Adem Gashi

Të martën në mëngjes ka vdekur shkrimtari Adem Gashi.

Kshtu ka njoftuar i biri i të ndjerit përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas.”, shkruan djali i tij Dardan Gashi.

Në vitin 2022 Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i cili ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, iu dha Adem Gashit.

Ndërsa në vitin 2018, Adem Gashi ishte fitues i vendit të dytë në konkursin e poezisë “KultStrofa” të organizuar nga KultPlus./Klan Kosova

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Më Shumë

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Lajmet e Fundit