Shembet ura në Ratkoc të Rahovecit

Është shembur ura që lidh banorët e disa fshatrave në Ratkoc të Rahovecit.

Ajo ishte ndërtuar dekada më parë, ndërsa sipas zyrtarëve komunalë është paraparë që këtë vit të intervenohet në rregullimin e saj. Ura e shembur paraqet rrezik për udhëtarët sidomos natën, prandaj kërkohet  kujdes i shtuar

Natën mes së premtes e të shtunës, u shemb gjysma e urës që lidh Ratkocin me Vrajakun,  Bratotinin e disa fshatra të tjerë të Rahovecit.

Banorët thonë se ura është ndërtuar shumë vite më parë dhe u ka rezistuar vërshimeve edhe më të mëdha.

Banorët shpresojnë se Komuna do te intervenojë sa më shpejt.

Ndërkohë, Ali Morina, shef i kabinetit të kryetarit të Rahovecit, thotë se do të shpejtojnë procedurat për ta rregulluar këtë urë. Ai sqaron se ndërtimi i saj është paraparë në buxhetin komunal të këtij viti.

“Gjendja e urës nuk ka qenë fort e mirë për shkak të vjetërsisë së saj, ne i kemi paralajmëruar qytetarët që kjo urë paraqet rrezik dhe e kemi blloku kalimin në korsinë e dëmtuar. Ne si komunë e kemi të planifikuar në buxhet ndërtimin e disa urave duke përfshirë edhe këtë urë. Shumë shpejt do ti zhvillojmë procedurat e prokurimit për ndërtimin e saj, jemi na fazën e hartimit të projektit, besoj edhe me procedura emergjente të prokurimit do të intervenojmë”, tha për RTK Ali Morina, shef i kabinetit të kryetarit në Rahovec

Sipas inxhinierëve, projekti për rregullimin e kësaj ure do të jetë gati deri në fund të muajit, ndërsa, sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit, do të nisë puna për ndërtimin e saj. Deri në atë kohë, banorët këshillohen për kujdes dhe të zgjedhin rrugë të tjera.

Më Shumë

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit