Ja në cilin shtet të Ballkanit do të performojë Dua Lipa

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do të performojë në Pula Arena më 8 dhe 9 qershor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pula Arena do të presë disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës këtë vit si: Dua Lipa, Avril Lavigne, Simple Minds dhe Lenny Kravitz.

Ku ka shkuar Adrola Dushi për pushime?

 

Image

 

Ajo është autore e hitit “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe e së fundmi “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie” dhe këngës së fundit “Houdini” që ajo bëri me Tame Impala.

Ajo është fituese e disa çmimeve kryesore, duke përfshirë tre ‘Grammy’.

Këngëtarja fitoi popullaritetin e saj muzikor tashmë me publikimin debutues të ‘Dua Lipa’, e cila zuri vendin e tretë në tabelën britanike të albumeve.

Albumi gjithashtu solli disa nga hitet e saj të mëdha – “Be the One”, “IDGAF” dhe “New Rules”, që njëherësh ishte një këngë nr.1 në Mbretërinë e Bashkuar në atë kohë.

Artistja e famshme vlen të ceket se tani është shfaqur edhe në disa projekte filmike.

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit