Mungojnë dy dëshmitarë, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj drejtorit të Arsimit në Rahovec

Për shkak të mungesës së dëshmitarëve Refki Kryeziu dhe Mirlinda Gashi, ka dështuar gjykimi ndaj Avni Morinës, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas gjyqtarit Ilir Rashkaj, për dëshmitarin Kryeziun janë njoftuar nga Posta se gjendet jashtë vendit, kurse për dëshmitaren Gashi i njëjti tha se ka bërë të ditur përmes email se ka rast vdekje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari Rashkaj tha se për sigurimin e pranisë së dëshmitarit Refki Kryeziu, gjykata do të urdhërojë Stacionin Policor të Kosovës për sjellje me detyrim.

Seanca u caktua për muajin mars të këtij viti, në të cilën pritët të bëhet dëgjimi i dëshmitarëve që munguan.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Ndryshe, sipas aktakuzës, Avni Morina po akuzohet se nga muaji janar-qershor të vitit 2021, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Rahovec, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarës Xhevahire Hajda, dhe buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që i njëjti në zyrën e tij, iu ka mundësuar Refki Kryeziu-profesor në lëndën e Edukatës Fizike në SHMTP “Selajdin Mullabazi” në Rahovec dhe të dëmtuarës së lartcekur që të nënshkruajnë një marrëveshje-deklaratë të përbashkët, të njëjtën e vërteton me vulë zyrtare.

Sipas aktakuzës, nga kjo marrëveshje ka përfituar Refki Kryeziu që të marrë pagën e plotë mujore janar-qershor, pa dalë fare në punë, po ashtu dhe shtesat për COVID-19 në shumë prej 100 euro çdo muaj. Gjatë kësaj kohe sipas kësaj marrëveshje, e dëmtuara Xhevahire Hajda, e kishte zëvendësuar të njëjtin pa përfillur procedurat ligjore për rekrutim, ashtu që pa kontratë i ka mbajtur 26 orë mësimore, duke mos figuruar fare në listën e pagave dhe për muajt janar-shkurt, nuk paguhet fare.

Sipas aktakuzës e dëmtuara nga muaji mars-qershor ishte paguar në mënyrë private nga profesori Refki Kryeziu.

Për këto, i pandehuri Avni Morina po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi i parë i Kodit Penal./BetimipërDrejtësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Lajmet e Fundit