26.4 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Vdekja e doktor Sherif Krasniqit humbje e madhe për shëndetësinë e Prizrenit

Të enjten është mbajtur akademi përkujtimore nga Spitali i Prizrenit, kushtuar mjekut dhe veteranit të UÇK-së, Sherif Krasniqi. Pjesë e kësaj akademie të organizuar në amfiteatrin e UPZ “ UKshin Hoti”, ishin familjarë të mjekut të ndjerë, Sherif Krasniqi, përfaqëëues të shoqatave të dala nga lufta, kolegë e drejtues të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe të pranishëm të tjerë.

Drejtoresha e institucionit më të lartë shëndetësor në Prizren, Narqize Arënliu- Hoxha, tha se ndarja nga jeta e dr. Krasniqit, është një humbje e madhe për të gjithë ne, sepse humbëm një personalitet me virtyte të larta njerëzore, kombëtare e profesionale. Ajo tregoi se ditën e fundit të punës në spital, dr. Krasniqi kishte patur shumë angazhime deri sa nuk e godit nga sëmundja e cila për fat të keq ishte fatale për atë.

Sekretari i degës së OVL të UÇK në Prizren, Isa Berisha, dhe ish komandanti, Zafir Berisha, vlerësuan lartë figurën e dr. Krasniqit, mjekut që nuk kurseu asgjë nga vetja për lirinë e Kosovës.

Kolegët, Eqerem Shala dhe Afrim Arzoallxhiu, thanë se dr. Sherif Krasniqi, përveç se ishte një bashkëpunëtor i shkëlqyer dhe i respektuar, ai gjithmonë prioritet kishte shërbimin ndaj pacientëve.

Ndërsa në fund, djali Valoni, ka falënderuar organizatorët dhe pjesëmarrësit, si dhe kolegët e babait të tij, që u përkujdesen maksimalisht për të ofruar tretman shëndetësor deri në momentet e fundit të jetës së tij.

Ndryshe, dr. Sherif Krasniqi, ishte punësuar në Spitalin e Prizrenit në vitin 1999, pas një kontributi të madh që kishte dhënë në luftën e Kosovës, duke vijuar më pas edhe në shërimin e të plagosurve gjatë luftës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai ndërroi jetë në moshën 61 vjeçare, dhe u varros ditën e martë me nderime ushtarake dhe qytetare në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.                /TV Prizreni /

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, arrestohet një person

Një burrë është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, derisa në vendin e...

Selmanaj: Me besimin e qytetarëve, LDK-ja do të triumfojë në Prizren

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e nëndegëve...

Lajmet e Fundit