-1 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Deputetja Balje i përgjigjet OJQ-ve, rreth kërkesës për shkarkimin e saj

Disa Organizata për të drejtat e njeriut i janë drejtuar me një letër publike kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, në të cilën i kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut.

Por deputetja Duda Balje, ka thënë se asnjë pozitë, mendimi i askujt apo ndonjë presion nuk do të mund të ndryshojë vendimet dhe qëndrimet e saj.

“Për ju pesë organizata LQBT + që kërkoni dorëheqjen time. Edhe një herë, ju keni të drejtë të kërkoni dorëheqjen time nga posti i kryetarit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, por unë kam të drejtë të mos mbështes kërkesat tuaja. Asnjë pozitë, mendimi i askujt apo ndonjë presion nuk do të mund të ndryshojë vendimet dhe qëndrimet e mia.E konsideroj detyrë time të luftoj për një familje dhe shoqëri të shëndetshme, normale, tradicionale, për dispozitat e besimit tim dhe vendimet e shumicës dërrmuese të njerëzve në vendin tonë”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndryshe në një letër publike të publikuar në Facebook, CEL Kosovo, ka thënë se mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë.

“Me këtë rast, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut. Nuk mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë. Njëherit, kërkojmë edhe shkarkimin e Labinotë Demi Murtezi nga ky komision për gjuhën e saj shpifëse dhe të urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+”, kanë shkruar në letrën publike dërguar Konjufcës.

“Ne kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të reagojë menjëherë dhe të ndërmerr masa për të garantuar se pozitat publike janë të mbajtura nga persona që respektojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut pa dallim për të gjithë ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Kosovës”, thuhet aty tutje.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Nis Liga Unike: Bashkimi në Grupin A dhe Ylli në Grupin B

Sot nis sezoni i ri i Ligës Unike Meshkujt, ku 12 skuadra nga Kosova dhe Shqipëria do të konkurrojnë në dy grupe, duke sjellë...

Prokuroria në Prizren: Dhuna në familje, më e vështira për trajtim

Rastet e dhunës në familje, janë rastet më të vështira për trajtim, në veçanti sfiduese janë ato kur kryerësit e saj janë personat me...

Lajmet e Fundit