5.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Përkujtohet në 91 vjetorin e vdekjes, poeti e atdhetari Hilë Mosi

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot në 91-vjetorin e ndarjes nga jeta, poetin, shkrimtarin, gazetarin, përkthyesin e atdhetarin Hilë Mosi (1885-1933).

Hilë Mosi lindi në Shkodër, në vitin 1885. Në 1904-1908 kreu një shkollë për mësues në Klagenfurt (Austri). Ishte pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit dhe anëtar veprimtar i Komitetit të Kryengritjes së Malësisë së Veriut (1909-1912), luftoi me armë në dorë, ngriti shoqëri patriotike e klube, drejtoi disa organe si “Shqipëtari”, (Stamboll, 1909-1910), “Shqypnija e re” (Shkodër, 1913-1914), “Agimi” (Shkodër, 1919) etj., duke u dalluar me veprimtarinë propagandistike në të mirë të çështjes kombëtare e përparimit të vendit.

Gjatë kohës kur drejtonte dikasterin e arsimit në fund të viteve ‘20, Mosi u përpoq për laicizmin e shkollës, duke vijuar kështu luftën e tij të hershme kundër shkollave të çelura nga klerikët. Shkrimet dhe vjershat e tij të para u bënë të njohura që më 1910 me pseudonimet Zog Sokoli, Liriasi etj. Ka botuar disa përmbledhje me poezi ndër të cilat “Zani i atdheut” (1913), “Lotët e dashtunisë” (1915) etj.. Për nga fryma e përgjithshme, i qëndron afër F. Shirokës, me tone romantiko-elegjiake. Në lirikat i këndoi mallit për atdhe dhe grishi Shqiptarët të bashkohen në luftë kundër pushtuesit (“Jashtë”, “Kënga e shoqërisë”, “Vëllazëria”, “Mashkullori” etj.), Një pjesë e tyre u vunë në muzikë dhe u kënduan si himne dhe marshe luftarake. Lirika e dashurisë e Hilë Mosit përbëhet nga këngë dhe balada romantike, ku përbri gëzimit, lumturisë dhe optimizmit vërehet edhe përmallimi, dhembja dhe dëshpërimi. Vdiq në Tiranë në shkurt e vitit 1933 dhe u varros në Shkodër. / atsh /

Më Shumë

Frika e Elitave nga Vetëvendosja Politike

Albatros Rexhaj Në demokracitë e brishta, momentet kur institucionet politike duhet të marrin vendime të vështira kanë një vlerë matëse të jashtëzakonshme. Ato tregojnë jo...

Ylli shkëlqen në Gjakovë

Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 66:71 (19:20, 17:21, 10:19, 20:11). Takimi në Gjakovë ishte interesant. Periudha...

Lajmet e Fundit