10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Tahiri: Nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, vendin duam ta dërgojmë në zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare me qëllim që të pengohet puna e Kuvendit dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Në një deklarim për media të enjten, ai ka thënë se nuk ka kuptim që të bëhet kuorumi për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, derisa vendi ndodhet nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tahiri ka shtuar se bojkoti i PDK-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Nga qershori i viti të kaluar Grupi Parlamentar i PDK-së nuk e voton asnjë marrëveshje ndërkombëtare. Nuk e ka votuar asnjë ligj në kuadër të Kuvendit me qëllimin e vetëm që të mos krijojmë kushte që të punohet me tutje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”.

“Ju e shini që tashmë nuk ka kuptim që të ia bëjmë kuorumin dhe te votojmë marrëveshje ndërkombëtare kur vendi ynë është nën sanksione”, është shprehur shefi i deputetëve të PDK-së.

Sipas tij, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme është domosdoshme, marrë parasysh sanksionet ndërkombëtare. Ai ka thënë se Kosovës i nevojitet Qeveri e re “në mënyrë që ta nxjerrim vendin nga ky izolim”.

“Çdo përpjekje e jona që e bëjmë në Kuvendin e Kosovës është që ta çojmë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në mënyrë që ta nxjerrim vendin nga izolimi ndërkombëtar dhe nga sanksionet ndërkombëtare. Vendit i duhet një kryeministër i ri, një qeveri e re, dhe pa dyshim që do të vije nga PDK-ja në mënyrë që ta nxjerrim vendin nga ky izolim dhe të japim një zhvillim”, ka theksuar Tahiri. /Telegrafi/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

Lajmet e Fundit